Gjakovë, u përcoll për në banesën e fundit Gent Olloni
Me organizimin e Komunës së Gjakovës, i është dhënë sot lamtumira e fundit asamblistit të AKR-së Gent Olloni, i cili pësoi një sulm kardiak gjatë mbledhjes së djeshme në Kuvendin e Gjakovë dhe më pas vdiq në spital, thuhet në njoftimin e Komunës.

Në kujtim të Ollonit foli kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila, e cila në fjalën e saj theksoi se "Genti asnjëherë nuk kërkonte. Ai jepte nga vetja e tij".

Pas ceremonisë, trupi i pajetë i Gent Ollonit u varros në varrezat e Gjakovës. /albeu.com/


Shtuar më 08/04/2015, ora 14:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori