Gjakovë: Rrënohet “tarraca” e restorant “Rogner”
Drejtoria e Inspeksionit të Prishtinës vazhdon shembjen e ndërtimeve pa leje. Inspektorët kanë zbatuar vendimin për lirimin e hapësirës publike të uzurpuar nga Blerim Godeni, pronari i restorantit “Rogner”, i cili ka ndërtuar një aneks pa leje ndërtimi me konstruksion druri dhe metalike.

Pasi aktvendimi nuk u përfill nga pronari i lokalit, është ndërmarrë rrënimi i tij, ekzekutimi së cilës ka nisur sot, bënë të ditur Zyra për Informim e Komunës së Gjakovës. Gjatë kohës së nisjes së rrënimit, pronari i lokalit ka qenë prezent dhe nuk ka bërë asnjë rezistencë. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2014, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori