Gjakovë, 43 vjeçari vetëvritet me kabllo të energjisë elektrike
Pëlqej
I zhdukur pas dy ditësh F.Syla, 41-vjeç u gjet i vdekur në katin e shtëpisë së tij ku jetonte nga organet e hetuesisë së shtetit. Ai dyshohet se u vetëvra me një kabllo elektrike.

Lidhur me ngjarjen kanë folur edhe zyrtarë të policisë për rajonin e Gjakovës. Zëdhënësja, Lirije Podrimaj, ka thënë se rasti po cilësohet si vetëvrasje.

“Me datë 23.04.2018 në ora 10:38 stacioni policor në Gjakovë ka marr informatë për një person për të cilin dyshohej se ishte pa shenja jete në banesën e tij në rrugën ,,Tirana” në Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës F.S. i moshës 41-vjeç. Nga hetimet e para dyshohet se i njëjti ishte vetëvarur”, thuhet në përgjigjen e policisë nga Gjakova.

Rasti po hetohet nga Sektori i hetimeve drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2018, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori