Gjakovari gjen zarfin kërcënues në oborrin e shtëpisë
Një qytetar nga Gjakova ka raportuar në polici se në oborrin e shtëpisë së tij ka gjetur një zarf me përmbajtje kërcënuese

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Gjakovë, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer hetimet e duhura.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se, në oborrin e tij ka gjetur një zarf me përmbajtje kërcënuese”, thekson policia.

Shtuar më 30/01/2020, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori