Gjakovari dënohet 1 muaj paraburgim pse vodhi një lap-top
Gjykata Themelore në Gjakovë njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve të pandehurit E.D.

I pandehuri dyshohet se me datë 14 dhjetor 2018, hynë në dyqanin e I.D., duke shfrytëzuar momentin e përshtatshëm derisa i dëmtuari I.D. ishte larguar nga lokali ku punonte dhe kishte shkuar në lokalin afër tij.

I pandehuri E.D., pasi hynë në dyqan, nga tavolina merr kompjuterin laptop të markës “HP” më pas largohet në drejtim të pa njohur, dhe pasi identifikohet nga kamerat e sigurisë, arrestohet nga Policia e Kosovës.


Shtuar më 18/12/2018, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori