Në Panairin “Përkrahja e Punësimit të të Rinjve” bizneset ofruan 800 vende pune në Gjakovë.
Mundësinë e punësimit të këtyre personave e bëri të ditur Izedin Bytyqi, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies
Sociale.
Në këtë panair nga përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve janë ofruar afërsisht tetëqind vende të punës, prandaj ne jemi të lumtur që mujmë me ju ofru qytetarëve të Gjakovës një mundësi për punësim,” tha Bytyqi.
Panairi i hapur sot është organizuar nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies
Sociale në bashkëpunim me GIZ-in dhe Komunën e Gjakovës.
Armend Vokshi nga Komuna e Gjakovës falënderoi ministrinë dhe Organizatën Qeveritare
Gjermane GIZ për panairin, ndërsa tregoi se edhe disa studentë do të përfitojnë praktikë me pagesë.
“Ministria e Punës dhe e Mirëqenies
Sociale dhe GIZ-i që ka ofruar një marrëveshje të dytë e cila do të ju ofrojë diku rreth tridhjetë e pesë studentëve praktikë me pagesë në institucione të ndryshme me qëllim që t’i përkrahë ata në
zhvillimin e karrierës,” tha drejtori i Administratës së Përgjithshme në Gjakovë Armend Vokshi.
James Mackbath nga Organizata
Gjermane GIZ foli për bashkëpunimin me institucionet e vendit.
“Bashkëpunimi ynë ka filluar që gjashtëmbëdhjetë vjet dhe po vazhdon të jetë i fuqishëm. Organizata
gjermane beson në
zhvillimin tuaj si komunë, mundohet të gjejë metodat më të mira të zhvillimit të karierës tuaj,” tha James Macbath nga GIZ-i, shkruan Kallxo.com. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2016,
ora 17:22