Gjakovë, përfundon protesta kundër Jabllanoviq-it (FOTO LAJM)

Update - Ka përfunduar e qetë protesta e qytetarëve të Gjakovës kundër deklaratave të ministrit Aleksander Jabllanoviq.

Protestës së qytetarëve të Gjakovës i janë bashkuar edhe disa deputet të kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK'së. Ata janë Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi dhe Teuta Haxhiu.

Shumica e protestueseve ishin aktivistë të "Lëvizjes Vetëvendosje", në mesin e tyre edhe drejtoresha e arsimit në komunën e Prishtinës, Arberie Nagavci dhe deputetët Visar Ymeri e Fisnuk Ismaili.

Ato po bartin pankarta me mbishkrime “Lista Srbska shporru”, “O me popullin o me Jabllanoviqin, “Jemi kundër fashizmit” dhe shumë mbishkrime tjera.


14:33 - Qindra qytetar janë mbledhur në parkun e qytetit të Gjakovës për të protestuar kundër deklaratave të ministrit Jabllanoviq. Ato po bartin pankarta me mbishkrime "Lista Srbska shporru", "O me popullin o me Jabllanoviqin", "Jemi kundër fashizmit" dhe shumë mbishkrime tjera.


Turma është duke vazhduar në rrugët e qytetit, ndërkohë në mesin e protestuesve janë edhe ish kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, deputetja e AAK-së, Donika Kada-Bujupi, Visar Ymeri nga Vetëvendosje, drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Arberie Nagafci dhe përfaqësues të tjerë politike e institucional.

Edhe në këtë protestë po i kërkohet kryeministrit Isa Mustafa, shkarkimi i ministrit, Jabllanoviq. Ministri që është emëruar në këtë pozitë, si rezultat i koalicionit që PDK-ja dhe LDK-ja kanë me Listën Srpska, protestuesit e 6 janarit, kryesisht nëna të personave të zhdukur gjatë luftës i pati quajtur egërsira, shkruan "koha.net". /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori