Një shtëpi, vlera e së cilës arrinte në 100 mijë euro, është
shkrumbuar nga
flakët.
Sipas policisë, zjarrëfikësit kanë arritur të shuajnë
flakët, por fatkeqësisht sendet me vlerë të shtëpisë janë
shkrumbuar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë.
Policia po punon për gjetjen e shkakut të rënies së zjarrit nëse ka qenë e qëllimshme apo është shkaktuar nga rryma elektrike.
Mësohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2016,
ora 16:09