Gëzim Kelmendi dhe Alma Lama përplasen fort për fenë
Pëlqej
Alma Lama dhe Gëzim Kelmendi janë përfshirë në një debat të nxehtë mes tyre lidhur me fenë.

Lama e ka akuzuar Kelmendin se është pjesë e grupimeve radikale.

“Përfaqësuesit e islamit radikal thonë se në Kosovë janë 97 për qind myslimanë dhe në anën tjetër thuhet se ka sulm ndaj besimtarëve. Nga kush? Besimtarët po sulmojnë besimtarët!. Këtu po bëhet një viktimizim. Ju lutem, Hitleri ka përdorur një kartë të tillë duke thënë se ne jemi viktima të hebrenjve, dhe ne duhet t’i zhdukim ata”, ka thënë deputetja Alma Lama, teksa ka thënë se në studio ka përfaqësues të “islamit radikal” duke aluduar për deputetin Kelmendi.

Menjëherë pas kësaj është kundërpërgjigjur Kelmendi, i cili theksoi se Alma Lama me atë që deklaron nxit urrejtje, mosdurim fetar dhe racor.

“Ajo ka nxitur vazhdimisht urrejtje dhe mosdurim fetar e racor. Prokuroria ka punë që të merret me këtë rast, që ka thyer rëndë kodin penal", tha Kelmendi në Rubikon.

Gëzim Kelmendi vlerësoi se Alma Lama përdor elementë racizmi kundrejt fesë islame./albeu.com/

Shtuar më 25/09/2014, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori