Gërxhaliu: Mbi 250 shqiptarë janë vrarë dhe varrosur në Rashkë
Kryesuesi i ekipit kosovar për gjetjen e eshtrave, mendon se në Rudnicë të Rashkës janë vrarë dhe varrosur 250 shqiptarë.
Në një intervistë dhënë Radio Evropa e Lirë, ai shprehet se i beson informacioneve zyrtare të palës serbe.

"Siç e dini, pala serbe ka publikuar të dhëna se në këtë varrezë mund të jenë së paku 250 viktima, apo më shumë. Mund të jenë edhe nga rajone të tjera, sepse numri nuk është aq i madh i të zhdukurve nga Marina e Rrezallës. Për sa i përket atij rajoni, edhe kur i kemi njoftuar familjarët e dy viktimave të identifikuara, na është thënë se ka të zhdukur akoma.", ka thënë Arsim Hërxhaliu për Rel.

Ai shpjegon se duke nisur nga e mërkura do të kryhen edhe raporte mjekësore për të mësuar më tepër rreth këtyre mbetjeve të viktimave të luftës së Kosovës. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2014, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori