Gërxhaliu kërkon analizë për çështjen e privatizimit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu kërkon analizë të thellë për çështjen e privatizimit në Kosovë. Në një intervistë për RTK-në, ai shprehet se vendi ka nevojë për investitorët e huaj dhe për këtë, sipas tij, është i nevojshëm miratimi i ligjit për investime të huaja.


“Vetëm viteve të fundit, nuk e besojë që ndonjë vend është vizituar më shumë nga investitorët e huaj, por për fat të keq ata janë kthyer në vendet e rajonit. Vet fakti që duhet të bëhet një lëvizje nga agjenda politike drejt agjendës ekonomike, besoj këto gjëra do të minimizohen dhe është koha kur ardhmëria e këtij shteti është zhvillimi ekonomik”, tha Gërxhaliu.

Duke folur për privatizimin e ndërmarrjeve në Kosovë, Gërxhaliu tha se procesi i privatizimit duhet të përshpejtohet nëse synohet të merr kahje të drejtë për zhvillimin e vendit. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2013, ora 12:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori