Gërvalla: Nëse dështon LDK-ja, në pushtet “kriminelët dhe radikalët”
Donika Gervalla
Kryetarja e Degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, ka deklaruar se LDK-së i duhet një reformë e thellë. Ajo thotë se nëse dështon LDK-ja, atëherë pushtetin mund ta marrin “kriminelët dhe radikalët”.

“Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i duhet një reformë e thellë si ajri për të jetuar, ndërsa grupi rreth Isa Mustafës, LDK-së së Ibrahim Rugovës po ia merr frymën pak nga pak”, ka deklarua Gërvalla në një intervistë për “Zërin”.

Gërvalla, e cila u nxor zvarrë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së më 20 maj, më tej ka thënë se LDK-ja aktuale dhe njerëzit e dobët të saj kanë frikë dhe prandaj frikësohen nga kokat e pavarura me argumente të forta.

Ajo thekson se prej vdekjes së presidentit Rugova, LDK-ja vazhdimisht keqpërdor statutin e saj. Në këtë frymë ajo shprehet se edhe vetë kryetari i partisë, Isa Mustafa, është zgjedhur në mënyrë jolegale.

Ndërsa lidhur me incidentit që ndodhi më 20 maj, Gërvalla thotë se ata persona asnjëherë nuk do të guxonin t’i preknin asnjë fije floku dikujt nga i cili do të llogarisnin reagime të dhunshme.

Më tej ajo zbulon se pavarësisht tentimit që disa herë të takohet me Kryesinë Qendrore të LDK-së, ata nuk kanë pranuar.

Ndërkohë akuzon rëndë edhe Ismet Beqirin, siç thotë ajo, si një person pa kurriz. /Albeu.com/
Shtuar më 26/05/2016, ora 09:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori