Gerard Galluci: Ahtisaari pa status dhe me 6-pikëshin
Kundërshtuesi më i madh amerikan i pavarësisë së Kosovës, ish-përfaqësuesi i UNMIK-ut në veri të Kosovës, Gerard Galluci, ka vendosur që të angazhohet në këshillimin e serbëve të veriut.

Gerard Galluci nëpërmjet një analize i ka ftuar qytetarët serbë të Kosovës në veri të Ibrit që të pranojnë zbatimin e Pakos së Ahtisaarit pa status dhe të përcjellë nga gjashtëpikëshi i sekretarit të OKB-së, Ban Ki moon, shkruan Koha. Të gjitha këto, sipas Gallucit, do t’u mundësonin serbëve lehtësimin e problemeve të tyre dhe vetadministrimin pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

Në një raport të punuar në kuadër të një organizate regjionale që mban emrin “Transconflict” e që vepron në Kosovë, Sanxhak dhe në jug të Serbisë, ish-administratori jep detaje të idesë së tij që pakoja të zbatohet nga një prani ndërkombëtare e OKB-së ose e BE-së.
Shtuar më 10/11/2011, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori