Lajm i keq për Allegri, dëmtohet Bremer dhe pritet të mungojë gjatë

Juventus humbet Bremerin. Mbrojtësi brazilian, i cili doli për shkak të dëmtimit gjatë derbit ndaj Torinos, do të duhet të qëndrojë jashtë fushës për rreth 20 ditë.

Pas nokautit të pësuar në lojë, në fakt lojtari iu nënshtrua ekzaminimeve instrumentale të rastit që rezultoi me një dëmtim të shkallës së ulët në kofshën e majtë.

Koha e rekuperimit pritet të jetë rreth 3 javë./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 17.10.2022 13:06