Procesi gjyqësor për të arrestuarit e konfliktit të datës 9 dhe 10 maj në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë ka filluar me marrjen në pyetje të
Genc Sefës dhe
Lirim Demirit.
Fillimin e procesit e ka konfirmuar për Tribuna Channel, avokatja mbrojtëse Artene Ademi-Iseini.
Sipas saj, të arrestuarve u është lexuar akuza me gjithëse ende është në fazën e hetuesisë, kjo akuzë mund të
ndryshohet.
Ademi-Iseni ka sqaruar se nuk mundet të ngrihet aktakuza në këtë fazë të hetimeve ngase avokatët mbrojtës nuk i kanë paraqitur ende provat e veta. /albeu.com/
Shtuar më 29/07/2015,
ora 09:18