Makina përplaset me motorin në Maminas, dy të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur më herët në Maminas, Durrës.

Një makinë ka përplasur një motor, e për pasojë janë lënduar dy persona, drejtuesi dhe pasagjeri i motorit.

Uniformat blu bëjnë me dije se të lënduarit janë dëmtuar shtetasit V. H. dhe shtetasi i mitur K. R., 15 vjeç (pasagjer në motomjet), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Në Maminas, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., 41 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. H., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasit V. H. dhe shtetasi i mitur K. R., 15 vjeç (pasagjer në motomjet), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 5.01.2023 13:07