Geci lëshon një thirrje urgjente për liderët e Kosovës: Kështu reagoni ndaj Thaçit
Pëlqej
Halil Geci, njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha e Skenderajt, u ka bërë apel urgjent krerëve të partive politike në Kosovë, që të shkarkojnë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin apo “polarin”, siç e quan ai.

Ai thotë se, nëse e duan Kosovën atëherë duhet të bëhen bashkë dhe të shkarkojnë Thaçin.

Geci thekson se nëse vërtetë janë kundër ndarjes së Kosovës, atëherë duhet të veprojnë sa më shpejt për të ndalur “turrin e tradhtarit të kombit, Hashim Thaçit”.

Sipas Gecit, nëse nuk ndalet Thaçi, ai së bashku me Edi Ramën do ta ndajnë Kosovën, ndërsa pjesën e mbetur të Kosovës, Rama do të ia bashkon Shqipërisë.


Ja postimi i plotë i Halil Gecit:

Apel urgjent

Kadri. Ramush, Isa, Lima, Albin,

bëhuni bashkë e shkarkone polarin nëse e doni Kosovën ashtu si thoni.

Nese me te vertet nuk jeni kundër ndarjes veproni sa ma shpejt qe është e mundur,pozit,dhe opozit ndaljani turrin tradhëtarit te kombit Hashim polarit dhe shpëtoni ndarjen tashmë e dishme per te gjithë.

Qeveria e Ramushit deri me sot e gjeti formulen që permes takses 100% ti ndal bisedimet.

Hapi i parë i Kadris dhe Ramushit dha rezultate.

Hapi i dyt bashkoni votat per shkarkimin e tij urgjent nga politika.

Nese jo dinakria e Rames dhe Hashimit perfundoji me ndarje,dhe pjesen e mbetur të Kosovës Rama po pregatitet per tia bashkuar Shqipëris.
Shtuar më 18/01/2019, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori