Geci: Jam paraqitur si përfaqësues i LDD-së
Pëlqej
Gani Geci
Me anë të një deklarate për shtyp, Gani Geci ka thënë se ai ishte paraqitur në televizionin "Klan Kosova" në cilësinë e përfaqësuesit të LDD-së në debatin e udhëhequr nga Baton Haxhiu me përfaqësues të partive politike parlamentare.

Në deklaratën e Gecit thuhet se ai dhe kolegët e tjerë të partive tjera politike ishim gati për debat dhe fillim të emisionit, kur drejtuesi i debatit Baton Haxhiu papritmas iu kishte drejtuar duke i thënë se ai nuk mund të merrte pjesë në debat me arsyetim se në debatin e mbrëmshëm nënkryetari i LDD-së Lulzim Zeneli ishte vonuar pesë minuta dhe se LDD ishte e dënuar që të mos merr pjesë më.

Sipas Gecit, opinioni i gjerë respektivisht të gjithë ata që kanë pasur rastin të përcjellin debatin e mbrëmshëm e dinë fare mirë se nënkryetari i LDD-së Zeneli ka qenë i pranishëm që nga fillimi i debatit. Për këtë, Geci ka konsideruar se pohimi i Haxhiut nuk qëndron dhe është krejtësisht i pavërtetë.

Mes akuzave tjera, Geci ka thënë se debatet e tilla janë të sponsorizuara nga elementet e dyshimta dhe qarqet e caktuara të cilat, sipas tij, deri dje shantazhonin Presidentin Ibrahim Rugova dhe ish-partinë e tij, kurse sot një fat të tillë po e përjeton edhe vet LDD-ja. (albeu.com)
Shtuar më 10/11/2010, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori