Aksidenti tragjik në rrugën e Arbrit, pamje nga vendi ngjarjes (VIDEO)

Një aksident i rëndë  ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Arbrit, në afërsë të Gjoricës.

Sipas raportimeve të para dyshohet se si pasojë e këtij aksidenti ka 3 viktima dhe 4 të plagosur.

Të plagosurit mësohet se janë transportuar në spital, ndërsa nuk dihet ende indetiteti i viktimave.

Në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa në vendin e ngjarjes sipas pamjeve të Albeu.com ka mbërritur ambulanca.

Makinat e përfshira në aksident duket se janë totalisht të shkatërruara. /albeu.com


Shtuar 4.01.2023 19:06