Gecaj: Zyrtarët serbë krijojnë probleme me "imagjinatën kriminale"
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka komentuar deklaratën e shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, i cili ka thënë se se Prishtina për përgatiste një masakër në veri.

"Janë të paparë këta zyrtarët serbë. Krijojnë probleme plotësisht artificiale, si ai i murit dhe i trenit, vetëm e vetëm për të fajësuar pastaj të tjerët për veprime të cilat i parafytyrojnë nga imagjinata e tyre kriminale", ka shkruar Gecaj në "Facebook". /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2017, ora 10:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori