Gecaj: Vetëvendosje synon instalimin e diktaturës
Bajram Gecaj, zëvendësministri i Pushtetit Lokal, ka deklaruar se Vetëvendosje është e keqja më e madhe që mund t’i ndodh vendit dhe se ardhja në pushtet e saj, do të instalonte diktaturën në vend.

"Në vazhdimësi Vetëvendosjen e kam quajtur anarkiste, sepse të gjitha veprimet i kanë të tilla. Edhe kur i kam quajtur veprimet e tyre si ato të Brigadave të Kuqe ka ndodhur e njëjta gjë, por ditët e fundit ata kanë treguar se janë të gatshëm për veprime të rrezikshme.

Nuk është vështirë të hysh në përleshje me aktivistë të kësaj lëvizje. Mënyrat dhe metodat e tyre janë të dhunës.

Kryekacaku i tyre, Dardan Molliqaj, ditë më parë tha se do t’i tërheq njerëzit zvarrë në rrugët e Prishtinës.

E kemi parë atë vet në kamera duke e nxjerrë njerëzit nga vetura.

Në një intervistë para disa ditësh e kam thënë që e keqja më e madhe e këtij vendi është Vetëvendosja.

Në këtë vend ka shumë të këqija. Ka krim të organizuar, korrupsion e të tjera, por nëse këta njerëz e marrin pushtetin unë jam i bindur se do ta instalojnë diktaturën. Sepse ideologjia e tyre është revolucionare.

Ata duhet që të rrënojnë gjithçka, që më pas të ndërtojnë në të tyren", ka deklaruar gecaj, transmeton "Klan Kosova". /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2016, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori