Gecaj: Patriotizmi është streha e horrave
Pëlqej
Vazhdon përplasja nëpër rrjetet sociale ndërmjet ish-këshilltarëve të Isa Mustafës dhe Halil Matoshit. Pas fjalëve të rënda që Matoshi drejtoi kundër tyre, ka reaguar edhe bajram Gecaj, shkruan albeu.com.

E sipas Gecajt patriotizmi është strehë e horrave. Ai ka shtuar se Matoshit nuk i pret sëpata në një vend.

Ja shkrimi i Gecajt:

PATRIOTIZMI ËSHTË STREHA E HORRAVE z. MATOSHI

Shokut tim të gjeneratës, Halil Matoshit, të cilit asnjëherë nuk i prenë sëpata në një vend, i paska djegë shumë e vërteta e thënë këtyre ditëve kundër qeverisë së tij të paguxim të merret me cilëndo nga çështjet e mëdha shtetërore.

Madje-madje paska marrë në mbrojtje edhe Presidentin, të cilin nuk besoj se e ka kritikuar (sharë) kush më shumë se ai vetë.

Për tekstin patetik të reagimit të tij, Halilit dua vetëm ti rikujtoi thënien e Samuel Johnson-it se “patriotizmi është streha e horrave” dhe ti sugjeroj ti lënë hartimet qesharake e të kryejnë punët për të cilat janë “zgjedhur” dhe për çka kolegët e tij qeveritarë kishin përdorë dhunë të shfrenuar e primitive./albeu.com/
Shtuar më 13/10/2017, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori