Gecaj ia kthen ironinë Xhavit Halitit
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj i ka reaguar zyrtarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti pasi ky i fundit pati hedhur akuza të rënda ndaj këshilltarëve të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa. Gecaj duke iu referuar Halitit thotë se pikërisht këshilltarët e PDK-së e fundosën kryetarin e saj Kadri Veseli gjatë zgjedhjeve të fundit, shkruan albeu.com.

Gecaj i thotë Halitit se LDK-ja është akademike nuk është një pre e lehtë.

" Njeriu shpesh thonë niset nga vetvetja kur percepton të tjerët. Tanimë dihet botërisht se Kadri Veselit “ja futën mjekër” këshilltarët e tij duke e shty në një udhë pa krye në zgjedhjet e fundit, fatale për PDK-në. Dhe mu për këtë, Xhaviti po beson se, ashtu si Kadriu, edhe Isa Mustafa është i rrethuar me “mjekërrtarë” të tillë aventuresk! Jo Xhavit jo, akademikët nuk bijën pre e mjekrave te këshilltarëve amatorë, siç e bëri shefi yt." shkruan Gecaj.
Shtuar më 31/08/2017, ora 15:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori