Gecaj: Halil, unë nuk jam për tu shitur
Pëlqej
Vazhdon përplasja e ashpër virtuale ndërmjet ish-këshilltarëve të Isa Mustafës dhe Halil Matoshit. Pas akuzave të Matoshit ka reaguar edhe Bajram Gecaj duke thënë se nuk shitet për ndonjë subjekt tjetër, shkruan albeu.com.

Ja shkrimi i Gecajt:

Halil, edhe pse debati im nuk ishte me ty fare, dhe se ti tani njëanshëm ke vendosur me e mbyllë, atëherë po e “mbylli” edhe unë. Por jo pa ta bërë të ditur se une kam qenë, jam dhe gjitherë mbetem LDK. Nuk shitem e as nuk blihem unë për interese materiale.

Ndërsa ti e di mirë se ishte mu interesi material që në zgjedhjet e fundit të largoj nga antarësimi në LDK.

Gjithashtu, debatet ke mund ti mbyllësh kur ke qenë jasht qeverisjes, tani nuk ta lejon pozita një gjë të tillë.
Shtuar më 13/10/2017, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori