Gecaj: "Brigadat e Kuqe" po përgatiten të prishin festën e 28 Nëntorit
Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, thote se opozita me në krye me "Brigadat e Kuqe" të Vetëvendosjes në Prishtinë po përgatiten për të prishur festën e 28 Nëntorit.

Në një reagim në Facebook, Gecaj shkruan se, udhëheqja e Komunës së Prishtinës s’po merret me punët për çka janë votuar nga qytetarët, por po merren më shumë me çështje kombëtare.

"Administrata e Komunës së Prishtinës, si e tërë, ka obligim të na mundësoj të gjithëve ne, qytetarëve të Prishtinës e të Republikës, të festojmë atë ditë me dinjitet e në mënyrën më festive e paqësore të mundshme; e jo të ftoj dhe të ofroi terren për “brigadat e kuqe” ta keqpërdorin edhe atë ditë, të shenjtë për tërë popullin shqiptar, për të ushtruar edhe një herë veprimet e tyre anarkike dhe të jashtëligjshme". Keqpërdorimi dhe shndërrimi në dhunë i kësaj dite do të shënohej në analet e historisë si akti më i shëmtuar i kësaj opozite dhe si një njollë e pashlyeshme për ta", shkruan Gecaj..

Opozita në Kosovë ka paralajmëruar fillimin e protestave në ditën e 28 Nëntorit, kur edhe është festa e Flamurit. Atë ditë qytetarët e Kosovës festojnë e krahas kësaj Opozita i ka ftuar edhe të protestojnë. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2015, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori