Gazetat gjermane: Deputetët vendosin mes lirisë dhe izolimit të Kosovës
Gazetat gjermane i kanë kushtuar sot një rëndësi të veçantë liberalizimit të vizave të Kosovës dhe integrimin e saj në rrugën euroatlantike, por si kusht themelor mbetet kalimi i Demarkacionit me Malin e Zi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një interviste për media të ndryshme gjermane, ka theksuar se pas vonesave të paarsyeshme të Bashkimit Evropian, tani vendimi për liberalizimin e vizave është në duart e deputeteve të Kosovës.

"Ata vendosin mes lirisë dhe izolimit", ka thënë Thaçi për "Frankfurter Rundschau" dhe "Badische Zeitung" të cilat shtojnë se Kosova ndihet e fyer për shkak se Bashkimi Evropian nuk u heq vizat, përcjell "Zëri".

"Pothuajse në çdo fshat të këtij vendi, brenda pak minutave mund të gjesh dikën që flet rrjedhshëm gjermanisht. Kosova është shteti më pro evropian", thuhet në raportin e këtyre mediave.

Autori i këtij shkrimi, njëherësh njohës i mirë i Ballkanit, Norbert Mappens-Niedik, shkruan se Kosova është i vetmi shtet në Evropë që nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2017, ora 09:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori