“Frikacak me Ferrari, do na vdes OTR-i”, publikohen pjesë nga diss-i i Cllevios kundër Noizy-t (VIDEO)

Noizy dhe Kleviol Ahmeti ditët e fundit u kthyen në kryefjalën e mediave. Kjo pasi u zbulua se Noizy kishte ngritur një padi ndaj Klevios, saktësisht më 13 prill, pasi deklaratat e tij në TikTok po i shkaktonin ankth dhe frikë.

Nuk vonoi shumë dhe ditën e djeshme, reperi doli me një status publik ku tregonte se do ta tërhiqte padinë ndaj Klevios edhe këtë herë, sepse nuk dëshironte që askush të shkonte në burg për shkakun e tij.

Ndërkohë së fundmi është bërë virale një pjesë nga një “live” i mëparshëm i Klevios në TikTok, ku ka interpretuar disa nga vargjet e ‘diss’-it që kishte planifikuar të nxirrte kundër Noizy-t.

“Je frikacak me Ferrari, Top Channel kape lajmin, do na vdesi OTR-i, O Zot na fal, parashikime….mbreti nga Sukthi, gango lushnjari”, thuhet mes të tjerash në disa prej vargjeve.


Shtuar 18.04.2023 11:31