Gazetari zbulon një gënjeshtër të Edita Tahirit
Pëlqej
Gazetari Fahri Musliu i ka quajtur gënjeshtra dhe patriotizma folklorik deklaratat e disa politikanëve kosovarë rreth thënies “gjenocidi i Serbisë në Kosovë”.

Përmes një statusi në “Facebook”, ai ka përmendur një citat të ish-kryenegociatores, Edita Tahiri, rreth kësaj çështje.

Sipas Musliut, krimet monstruozekryera në Kosovë ua ka përplasur në fytyrë zyrtarëve serbe, (që nga viti 1999) vetëm Natasha Kandiq.

Postimi i plotë:

Tahiri: Ua përplasa në fytyrë Vuçiqit e Daçiqit gjenocidin që kryen ser

Amoraliteti dhe rrenat e politikanëve kosovarë nuk kanë kufi. Kurrë nuk e keni përmendur fjalën “gjenocid” në bisedime se nuk e lejojnë ndërkombëtarët, Pyetni Borko Stefanoviqin çka flet për bisedat me ju në Bruksel, dhe si e keni kaluar kohën. (për këtë dëshmon më së miri edhe filmi i dy autoreve nga Holanda).

Krimet monstruozekryera në Kosovë ua ka përplasur në fytyrë zyrtarëve serbe, (që nga viti 1999) vetëm Natasha Kandiq.

Për proceset e montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve të kapur pengj gjatë luftës (rreth 2000) dhe masakrat mbi shqiptarët, kam botuar dy libra dokumentar: (shqip dhe serbisht): “Gjykimet e pengjeve” dhe “Masakrra e Suharekës”.

Mjaft më me rrena e patriotizëm foklorik.!!!
Shtuar më 17/10/2018, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori