U dënua, Salianji akuzon gjyqtarin Gjermani

Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka dalë sot në një konferencë për media ku ka akuzuar gjyqtarin Artan Gjermani lidhur me dënimin e tij.

Salianji shprehet se ai vendim nuk ka asnjë provë për më tepër faktet janë falsifikuar.

“Vendimi i djeshëm nuk ka asnjë provë, asnjë fakt dhe asnjë linjë logjike se si ka bashkëpunim mes personave që nuk njihen. Gjyqtari e pranon në vendim që ne nuk kemi njohje të mëparshme, pranon dhe që mes meje apo dhe gazetarit Olldashi, nuk ka komunikime dhe asnjë kontakt dhe asnjë njohje me dëshmitarin e sajuar Alizoti”- është shprehur ish-deputeti.

“Një nga faktet e falsifikuara në vendimin e gjykatës është mos dorëzimi i materialit origjinal”, ka thene Salianji, duke shtuar se “Në vendim është falsifikuar fakti në lidhje me aktin e ekspertimit”.

Sipas Salianjit, “Falsifikim i fakteve është edhe citimi se njohja mes Veliut dhe Olldashit është kryer nga unë e për më tepër, ky “fakt” (tel e datës 20.10.2017 nga Veliu tek unë) konsiderohet dhe momenti i fillimit të bashkëpunimit mes meje dhe të pandehurve të tjerë”.


Shtuar 5.01.2020 13:12