Gazetari italian: Vajzën, Albën e kam me një këngëtare shqiptare
Prej disa kohësh është përfolur se gazetari i njohur italian, Vittorio Sgarbi, ka një vajzë me një këngëtare shqiptare.

Së fundmi në një intervistë dhënë së fundmi Sgarbi e ka pranuar hapur këtë gjë. Ai ka treguar se vajza e tij, Alba, ka ardhur në jetë nga një marrëdhënie që ai ka pasur me një këngëtare shqiptare.

Gazetari në këtë intervistë është pyetur se sa fëmijë ka.

Përgjigjja e tij ka qenë kështu:

Me sa di unë kam tre fëmijë. Një djalë, kam edhe dy vajza, pothuajse në të njëjtën moshë: Evelina nga një familje e mirë nga Torino dhe Alba me një këngëtare shqiptare Unë jam kundër abortit, gjithmonë e kam inkurajuar nënën që ta mbajë, Albën.”

Por se kush është këngëtarja shqiptare me të cilën gazetari ka pasur një marrëdhënie mbetet ende një mister, pasi gazetari e ka mbajtur deri më tani shumë diskret emrin e saj.


Shtuar më 21/02/2019, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori