Koronavirusi “pushton” Brazilin, 3 lojtarë të Flamengos dalin pozitiv

Koronavirusi ka marrë përmasa të mëdha edhe në Brazil, aq sa sëfundmi tre futbollistë të Flamengos skuadrës që fitoi titullin kampion sezonin e kaluar por edhe Copa Libertadores kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Rio De Janeiro por Flamengo nuk ka publikuar emrat e futbollistëve. Klubi brazilian u ka bërë tamponin plot 293 personave, përfshirë të gjithë futbollistët, stafin teknik por edhe familjarët e tyre dhe njerëzit që punojnë në shtëpitë e tyre.

Në 293 testet e kryera, 38 kanë rezultuar pozitivë, por klubi i Flamengos nuk ka identifikuar asnjë prej tyre. Ndërkohë një punojës ka vdekur javën e kaluar nga koronavirusi.


Shtuar 7.05.2020 11:28