Asocacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), i indinjuar me sulmin kundër gazetarit Milot Hasimja, do të protestojë sot në orën 11.00 në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë.
Qëlllimi i protestës është sensibilizimi i qytetarëve lidhur me dhunën ndaj gazetarëve, fenomen ky në rritje kohët e fundit.
AGK u bën thirrje
organeve të
rendit dhe
atyre të drejtësisë, që të ndërmarrin masa me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për ushtrimin e profesionit të gazetarisë dhe të lirisë së shprehjes./albeu.com/
Shtuar më 28/10/2014,
ora 09:02