Gazetarët serbë vinë në Kosovë për Ivanoviçin
Një grup gazetarësh investigativë nga Serbia janë duke planifikuar të vijnë në Kosovë. Qëllimi i tyre është hulumtimi i vrasjes së ish-politikanit serb nga Veriu, Oliver Ivanoviç.

Sasha Mirkoviq dhe Goran Markoviq janë producentët kryesorë të këtij emisioni.

“Për shkaqe sigurie, nga kolegët gazetarë jemi këshilluar që ne si ekip të vendosemi në Graçanicë ose në Prishtinë. Kjo sepse strukturat kriminale të lidhura me SNS e Vuçiçit paraqesin rrezik për ne”, tha Sasha Mirkoviq.

Sipas Mirkoviqit, ekipi hulumtues do të intervistojë shumë persona dhe personalitete politike në Kosovë.



Shtuar më 29/05/2018, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori