Gazetarët në protesta para parlamentit
Parlamenti i Kosovës
Gazetarët e Kosovës do të protestojnë të hënën para dyerve të Parlamentit të Kosovës kunder miratimit të Kodit të ri Penal të Kosovës i cili sipas tyre shkel lirinë e shprehjes.

“Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave se të hënën më datë 23 Prill 2012, duke filluar nga ora 11:15 deri në ora 12:OO organizon një protestë të qetë para dyerve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidencës. Protesta ka për qëllim kundërshtimin e Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës me anë të të cilit gazetarët bëhen përgjegjës për vepra penale dhe obligohen që të zbulojnë burimet e tyre. Grumbullimi i protestuesve fillon nga ora 11:15”, thuhet në një komunikatë të AGPK’së. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2012, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori