Ndryshime në Qeveri, shkarkohet Ardi Veliu

Pas mbledhjes se qeverisë, ministrat ashtu siç e kanë për zakon kanë dalë para mediave ku kanë bërë publike vendimet e mara.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka lajmëruar se me vendimin e Këshillit të Ministrave janë liruar nga detyra dy zëvendës minitra.

Pjesë nga fjala e Ballukut:

Projektligji për ratifikimin e mbështetjes financiare për Republikën e Shqipërisë. Kjo asistencë shtrihet nga viti 2021 deri në 2027. Kordinatori kombëtar i IPA do të shërbejë si strukturë homologe e bashkërendimit të programit. Programi IPA do të financohet brenda kuadrit ligjor, sipas parashikimeve më të hollësishme. Administrata e IPA 2 merr të gjitha masat e nevojshme

Janë marrë 2 vendime: Lijimi i detyrës i zv ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë detyrës i Ardit Veliu dhe i zv.ministres së mbrojtjes Dallëndyshe Bicit. Për ta do të ketë detyra të rëndësishme në ditët në vijim.