Gazeta ruse: As Serbia nuk shpreson për ekstradimin e Haradinajt
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pritet të marrë sot masën e dënimit nga gjykata franceze në Colmar.

Avokati i tij, Arianit Koçi, ka thënë se beson në lirimin e Haradinajt dhe se kërkesa e Serbisë pë ekstradim të Haradinajt do të refuzohet.

Këtë e ka shkruar sot edhe përditshmja e Moskës, "Moscow Kommersant", e cila në një artikull kushtuar Haradinajt, ka thënë se as Beogradi nuk pret që të vendoset për ekstradimin e njërit prej ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi që Gjykata e Hagës e ka liruar dy herë nga të gjitha akuzat.

"Autoritetet serbe duke kërkuar ekstradimin e Haradinajt nga Franca, kanë injoruar kërkesat e vazhdueshme të Malit të Zi për ekstradimin e dy shtetasve serb të akuzuar për organizimin e një grusht shteti në Podgoricë më 16 tetor të vitit të kaluar", shkruan gazeta ruse.

Kujtojmë se Haradinaj u arrestua në Francë me 4 janar ne aeroportin Bazel, në zonen franceze të Mulhouse, nga nje flet-arrest të derguar nga Serbia në vitin 2004. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2017, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Protestuesi i Zharrezes ka nje mesazh per te gjithe politikanet

Protestuesi i Zharrezes ka nje mesazh per te gjithe politikanet