Gazeta gjermane: Përplasja politike Haradinaj - Thaçi dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme
Në Kosovë vazhdojnë përplasjet politike për të zgjedhur kryetarin e parlamentit.

Pesë muaj pas zgjedhjeve, akoma nuk janë ngritur institucionet e reja në vend.

Kështu e fillon analizën e saj, lidhur me zhvillimet politike në Kosovë, gazeta gjermane Frankfurter Rundchau.

Në këtë analizë theksohet se përplasja më e madhe është mes Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinjat, të cilët duan postin e kryeministrit.

Sipas gazetës, si Haradinaj, ashtu edhe Thaçi kanë qenë dikur udhëheqës te UCK-se që sot kanë ngritur klanet e tyre politike.

Në fund të analizës, vlerësohet se mundësia më e madhe është që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2014, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori