Gazeta gjermane: Nuk ka anëtarësime të reja në BE
Pëlqej
Gazeta prestigjoze gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka folur me pesimizëm lidhur me anëtarësimet e mundshme në BE të shteteveBallkanit Perëndimor.

Kjo gazetë shkruan se në Ballkan ekzistojnë akoma konflikte të hapura, si dhe brenda BE-së ka po ashtu probleme, transmeton Koha.net.

Ja çfarë shkruan Zeitung

“Kur e fton dikë ekstra, atëherë bën mirë të shpërndash mesazhe pozitive. Këtij parimi iu përmbajt qeveria federale të enjten. E ardhmja e shteteveBallkanit perëndimor ‘gjendet në Bashkimin Europian’, tha ministri i ekonomisë Gabriel. Fatmirësisht Gabriel nuk e ndërlidhi këtë me termine konkrete. Në të vërtetë ‘perspektiva europiane’ mund të ketë efekte pozitive në politikën e brendshme të shteteve të tjera. Por, sa shpejt mund të marrë fund kjo e kemi parë në Rumani dhe Bullari, për të cilat sot pothuaj askush nuk thotë se janë pranuar në momentin e duhur në BE. Skepticizmin e shtojnë edhe shumë konflikte mes shteteveBallkanit, të cilat BE nëpërmjet anëtarësimit të shpejtë do t’i fuste në shtëpi. Të gjitha këto natyrisht nuk flasin kundër marrëdhënieve të ngushta me rajonin. Ndoshta do të ishte madje mirë që të ringjallet nocioni ‘partneritet i privilegjuar’, i cili është përmendur në kontekst të Turqisë dhe ndërkohë disi ka dalë prej modës. Në aspektin afatgjatë pastaj shumëçka është e mundshme. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori