Gaxherri: Platforma e PDK-së është lojë politike, të caktohet data e zgjedhjeve
Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri e ka cilësuar iniciativën e PDK-së për platformën e unitetit si një “lojë politike”.

“LDK-ja ka marrë një hap dhe konsideroj se asnjë parti politike, veçmas PDK-ja, nuk duhet të keqpërdorë qasjen, nivelin edhe mënyrën e funksionimit të LDK-së. Ne jemi opozitë gjeneroze, kooperative, shpesh kemi vendosur para partisë çështjet shtetërore, mirëpo kur dikush do t’i keqpërdorë këto hapur atëherë ne do të ndërmarrim veprime. Veprimi i tillë që kemi parë sot është lojë e dobët. Një gjë e tillë nuk i kontribuon zgjedhjeve të shumta, nuk i kontribuon mosveprimit të kësaj qeverie dhe koalicionit në aspektin politik e as në atë teknik, ngaqë nuk kanë numrat për t’i kaluar heshtjet në kuvend”, ka thënë ajo në klankosova.

Gaxherri e ka quajtur qeverinë aktuale si më të dobëtën në historinë e re të Kosovës, përderisa ka potencuar se është përgjegjësi e kësaj qeverie që të gjejë zgjidhje për problemet e vendit dhe ka arritur në përfundimin se procesi i reformës zgjedhore është zgjatur pa arsye dhe se ka nevojë që sa më parë të caktohet data e zgjedhjeve.

“Koha është që të shkojmë në zgjedhje, konsiderojmë se kemi përgjegjësi. Duhet të ulemi të diskutojmë dhe të pajtohemi në mënyrë që të caktojmë datën e zgjedhjeve”. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2018, ora 22:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori