Gaxherri: Nuk çuditëmi nëse PDK bëmn lojëra si gjithnjë
Seanca për shpërndarjen e Kuvendit është caktuar për nesër një javë, mirëpo subjektet opozitare ende druajnë se partneri i madh i koalicionit qeverisës (PDK-ja), siç thonë ata, mund të luajë lojëra politike për t’i shmangur zgjedhjet.

Derisa si zgjidhje më të mirë e sheh shpërndarjen e Kuvendit, deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë për gazetën “Zëri” se nuk do të befasohet nëse PDK-ja bën ndonjë lojë politike para shpërndarjes së Kuvendit.

“Për të shkuar në zgjedhje Kuvendi duhet t’i ketë dy të tretat e deputetëve. Ne kemi kryer obligimet tona kushtetuese. PDK-ja është deklaruar publikisht se është për të shkuar në zgjedhje. Propozimi nga ata ka qenë që të jetë data 22 gusht për t’u shpërbërë Kuvendi. Nuk mund të befasohemi në qoftë se PDK-ja bën lojëra politike të cilat i ka bërë gjithmonë. Unë besoj që kësaj radhe nuk e ka askush luksin që të bëjë lojëra politike, sepse vendi është pa institucione funksionale dhe e vetmja formë e zgjidhjes së këtyre problemeve janë zgjedhjet”, ka deklaruar ajo.

Gaxherri ka thënë më tej se qytetarët nuk presin lojëra nga partitë politike, andaj edhe e vetmja zgjidhje për vendin do të jenë zgjedhjet.
Shtuar më 14/08/2019, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori