Gaxherri: Kuvendi nuk është pronë e Veselit
Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri është shprehur se Kuvendi duhet te krijojë kushte për punë. Ndërkohë që çmon fleksibilitetin e kryetarit Kadri Veseli, theksoi se Kuvendi nuk është pronë e tij dhe se është e palogjikshme bllokimi i tre seancave nga opozita.

Gjithashtu tha se shpreson se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit do të ketë një zgjidhje për këtë gjendje.

"Demokracia i ka rregullat e veta, i ka kufijtë e veprimit", tha Gaxherri.

Sipas saj puna e Kuvendit bllokohet vetëm në gjendje lufte dhe bllokimi i Kuvendit për të seanca rresht nga opozita është e palogjikshme dhe po shkon në dëm të qytetarëve të vendit. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2015, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori