Gaxherri: Kurrë nuk i kam quajtur terroristë aktivistët
Deputetja e LDK’së, Besa Gaxherri i është përgjgjur deputetit Dardan Molliqajt, i cili gjatë seancës së sotme tha se deputetja i kishte quajtur terroristë aktivistët e Vetëvendosjes. Gaxherri i ka thënë se asnjëherë nuk i ka quajtur terroristë, as atëherë kur ajo thotë se është fyer, ofenduar, e linçuar nga VV’ja.

“Kurrë në jetën time nuk e kam quajtur asnjërin nga aktivistët terrorist, as nuk e kam ditur kush kanë qenë aktivistët e arrestuar”, ka thënë Gaxherri.

“Kom mëndu që agjentura të ndryshme po ndërhyjnë në mesin tonë, por pas disa ditëve jyr Policia e Kosovës ka hyrë në selinë e VV’së dhe ka gjetur maska, gaz lotsjellës, armë të ftoheta...”, ka thënë deputetja.

Ajo tha se nuk i ka quajtur aktivistët e VV’së terroristë sepse dëshiron të besojë se vendi nuk ka parti të ngjashme me organizata terroriste.


Shtuar më 16/03/2018, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori