Gati tre vjet, një ambasadë
Ministria e Jashtme e Kosovës ka marrë kritika për shtrirjen e ngadalshme të misioneve të saj nga ish-ministri Skënder Hyseni. Nga kjo shtrirje e ngadalshme shtetasit e Kosovës duhet që jetojnë në vende të ndryshme të botës duhet të presin ndoshta disa vite që shteti t,u oftrojë shërbime konsullore dhe përfaqësim në ato vende, shkruan Tribuna.

Madje Minsitria e Jashtme mund të mbyll edhe ndonjë mision që është ekzistent.

“Është për keqardhje që gjatë dy vjet e gjysmë të kësaj qeverisjeje, hiç një zyrë gjysmë konsullore që është hapur në Strasburg, ajo ministri (MPJ) nuk ia ka dalë të themelojë një zyrë të vetme konsullore nëpër botë. Dua të theksoj se kjo është për shumë keqardhje. Derisa, në fillimet e saja Ministria e Punëve të Jashtme për një periudhë shumë të shkurtë pati ngritur rreth 30 ambasada dhe konsullata”, ka thënë ish-ministri Hyseni në mbledhjen e fundit të Komisionit për Punë të Jashtme. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2013, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori