Një ditëlindje ndryshe nga çdo vit, këngëtarja shqiptare surprizohet nga mikeshat (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Lori Kaçka ka festuar dje ditëlindjen e saj. Artistja është surprizuar nga miqtë e saj, të cilët e kanë ndihmuar ta kalojë ndryshe ditëlindjen këtë vit ndaj dhe nuk ka ngurruar t’i falenderojë të gjithë me anë të një postimi në ‘Instagram’.

“Nuk gjej dot fjalë falënderimi, për të gjithë ju që më uruat dhe vazhdoni të më uroni për ditëlindje. Ma keni mbushur zemrën plot. Kam qarë me lot gëzimi kur lexoja ato rreshta plot dashuri dhe respekt. Ju uroj me shpirt gjithë të mirat e kësaj bote”, ka shkruar këngëtarja krah postimit në rrjetet sociale.

Edhe në këto foto nuk kanë munguar urimet e ndryshme nga ndjekësit e Kaçkës, të cilët kanë lënë një sërë komentesh pozitive.


Shtuar 28.05.2020 10:10