Gati të shpërthejë lufta tregtare Kosovë-Serbi
Në korrik të këtij viti pritet të nisë praktikisht lufta tregtare Kosovë – Serbi. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar dje se kanë përgatitur masa të ashpra ndaj Kosovës për shkak të taksës 100 për qind.

Gjashtë muaj pas vendosjes së taksës 100 nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka njoftuar dje se kanë përgatitur masa të ashpra ndaj Kosovës, porse të njëjtat, siç ka thënë ai, do të aplikohen pas takimit të Parisit, i cili do të mbahet më 1 korrik të këtij viti.

Megjithatë, Vuçiq nuk ka dhënë detaje se për çfarë masash bëhet fjalë. “Kemi përgatitur masa të fuqishme dhe të ashpra kundër Kosovës, por do të shikojmë që me to të mos i rrezikojmë njerëzit tanë në Kosovë. Me serbët e Kosovës do të takohemi sërish pas takimit në Paris”, ka deklaruar presidenti serb Vuçiq, shkruan gazeta “Zëri”.

Siç ka deklaruar ai, në Paris nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh për Kosovën dhe për statusin e saj, nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh pa heqjen e taksave. “Hiqni taksat, do të bisedojmë për çka të doni. Nëse nuk i hiqni do të bisedojmë për kohën e bukur dhe të keqe. Për dialogun nuk ka bisedime derisa të filloni të respektoni normat e të drejtave ndërkombëtare dhe kjo do të jetë porosia ime për kancelaren gjermane dhe për presidentin francez”, ka deklaruar Vuçiq.
Shtuar më 25/05/2019, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori