“Vetëm me Luiz Ejllin në krye mund ta rrëzojmë Ramën”, ish-deputeti komenton fenomenin e BBV

Pa dyshim që këngëtari, Luiz Ejlli, është kthyer në një fenomen në Shqipëri. Momentalisht lojtari i reality show-t “Big Brother Vip Albania” është kthyer në një nga personazhet publike më të komentuara në vend.

Strategjia që ai po ndjek në lojë ka fitur “zemrat” e shqiptarëve. Për Luizin ka folur gjithashtu edhe ish-deputeti, Myslym Murrizi.

Ish-deputeti tha në një emision në Top Neëw se shqiptarët janë më shumë të interesuar për Luiz Ejllin në “Big Brother VIP” se për protestën.

“Qytetarët e kanë hallin a do marrrë para Luizi në “Big Brother”, tha Murrizi.

Ndër të tjera ai tha se vetëm Luizi mund t’i nxjerrë qytetarët në protestë, ndaj bëri thirrje për këtë të fundit që të dalë të protestojë kundër Qeverisë. tha se vetëm Luizi mund t’i nxjerrë qytetarët në protestë, ndaj bëri thirrje për këtë të fundit që të dalë të protestojë kundër Qeverisë, shkruan albeu.com.

“Është një e drejtë kushtetuese e opozitës. Është e drejtë e çdo opozite, është e drejtë akoma më e madhe e qytetarëve që mos interesoheshin … se qytetarët e kanë hallin a do marrrë para Luizi në “Big Brother” apo jo, këtë hall kanë. Vetëm Luizi mund t’i nxjerrë. Ftojmë Luizin të dalë në protestë se nuk ka qytetari të dalë. Vetëm Luizi mund ta rrëzojë Ramën”, u shpreh ai.

Edhe kreu i Partisë Demokartike Sali Berisha ka komentuar Luizin. Para disa ditësh, Berisha tha se Luizi ka përdorur gjithë talentin e tij të pamohueshëm për të tërhequr fansa në mënyrë të shpejtë. Kujtojmë se Luizi ngriti dolli për Berishën në natën e ditëlindjes së Kiarës./albeu.com/