U infektua me COVID-19, shërohet Florjan Binaj

Aktori shqiptar Florian Binaj nuk është më i infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori në nj postim në rrjetin e tij social “Instagram”

“Më në fund Covidi më la. Falënderoj të gjithë ata miq e mikesha që më qëndruan pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, shkruan Binaj.

Aktori i humorit prej më shumë se dy javësh kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, po nuk kishte asnjë simptomë.

Ai gjatë gjithë kësaj periudhe ka qëndruar në shtëpi dhe siç ka deklaruar dhe vetë nuk ka marrë asnjë ilaç kundër virusit.


Shtuar 29.06.2020 10:31