Gati 100 persona mund të kenë shkuar në luftën e Sirisë dhe Irakut
Pëlqej
Prokuoria Publike ka bërë me dije se janë edhe 56 persona të tjerë, të dyshuar se kanë milituar me grupe radikale në luftën e Sirisë dhe të Irakut.

Janë gjithsej 96 dosje që disponon prokuroria, ku përfshihen emrat e personave të dyshuar për terrorizëm.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se deri në qershor të këtij viti ka radhitur 36 persona me gjithsej 13 raste hetimesh të hapura nën dyshimin për organizim dhe shkuarje për të luftuar në Siri dhe Irak si dhe planifikime për aktivitete terrorizmit.

Në këtë kontingjent pritet të përfshihen edhe 20 persona të tjerë që po ashtu dyshohen se i përkasin lidhjeve me këta dyshuar.

Kësaj shifre i është bashkuar së fundi numri prej 40 personave që janë arrestuar të hënën në gjithë Kosovën.

Burmiet nga Prokuroria thonë se aktualisht janë gati 100 të dyshuar për veprën penale të "terrorizmit". /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori