Gashi: Tmerri i Thaçit, zgjedhjet e lira
PDK-ja dhe kreu i saj Hashim Thaçi janë fajësuar nga anëtari i kryesisë së LDK-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Arben Gashi. Sipas tij, Thaçi dhe PDK-ja janë përgjegjëse për bllokimin e dy proceseve, reformës zgjedhore dhe asaj kushtetuese.

Gashi ka thënë se Thaçi nuk i dëshiron zgjedhjet e lira dhe demokratike, shkruan Tribuna.

“Tmerri i Thaçit janë zgjedhjet e lira dhe demokratike. Por, ky vend ka nevojë për zgjedhje të lira dhe PDK-ja nuk është e gatshme t'ia japë vendit këtë mundësi”, ka thënë Gashi.

Ai ka folur edhe për përgatitjet brenda LDK-së për zgjedhjet lokale, derisa ka thënë se PDK-ja asnjëherë nuk mund ta marrë pushtetin në kryeqytet.

“PDK dhe Prishtina nuk kanë relacione të mira mes vete për shkak se Prishtina është bastion i vlerës, demokracisë, bastion i vizionit”, ka vlerësuar Gashi. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2013, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori