Tomë Gashi, avokat i ish-komandantit të UÇK-së,
Sylejman Selimi, ka thënë, se klienti i tij është duke u mbajtur padrejtësisht në
burg.
Sipas tij, vendimi për burgosjen e
Sylejman Selimit është politik dhe pa asnjë bazë juridike.
Madje, ai thotë për sistemin e drejtësisë, që nëse kanë guxim le të vazhdojnë ta mbajnë në
burg Sylejman Selimin.
“Nuk ka asnjë bazë juridike që
Sylejman Selimi të vazhdojë të mbahet në
burg. Në dy rastet ku ai ka qenë i akuzuar, është shpallur i pafajshëm. Si në rastin Drenica 1 dhe Drenica 2, ndaj
Selimit kanë përfunduar gjykimet. Prandaj, mund të them lirisht se sjellja e sistemit të drejtësisë ndaj klientit tim është politik,raporton insajderi.
Gjatë gjithë gjykimit ndaj tij por edhe tani,
Sylejman Selimit i është bërë padrejtësi. Nëse ata guxojnë që të vazhdojnë ta mbajnë në
burg, le ta bëjnë këtë. Por, herdokur do të ndiqen penalisht të gjithë ata që pa asnjë bazë juridike po e mbajnë
Sylejman Selimin në
burg”, ka thënë Gashi.
Shtuar më 21/10/2018,
ora 16:46